Jennifer Lawrence, aktorja më e paguar

Prishtinë | 23 Gus 2016 | 21:37 | Nga

Aktorja amerikane, e cila gjatë karrierës së saj ka luajtur në 12 filma, është aktorja më e paguar në Hollywood.

Edhe këtë vit, për të dytën herë radhazi, revista prestigjioze amerikane, e ka ranguar atë në top aktoren më të paguar në botë.

Ajo vetëm gjatë vitit 2016, ka marrë 46 milionë dollarë. Ndërsa, nga filmi Joy i nominuar për disa kategori të çmimit Oscar, ka fituar 101 milionë dollarë.

Menjëherë pas Lawrence, Forbes ka listuar aktoren Melissa McCarthy, ndërsa në top listë po ashtu është Scarlett Johansson, me 25 milionë dollarë për rol.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme