Jennifer Lopez dhe Ben Affleck romantik gjatë një dalje në Los Angeles

Prishtinë | 18 Maj 2022 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk u shmangën nga shfaqja publike e dashurisë gjatë daljes në Los Angeles të martën (17 maj).

Dyshja tashmë të fejuar ndan puthje romantike teksa ishin jashtë me djalin e këngëtares Max Muniz, 14 vjeç.

Ajo veshi një bluzë pa mëngë, të bardhë, me jakë dhe e mbuloi me një triko të gjatë të zezë. Ylli gjithashtu mbante një palë vathë, disa byzylykë dhe unazën e saj të fejesës mahnitëse.

Lopez e bashkoi ‘look’-un e saj me një palë taka të trasha, kamoshi, të zeza që kishin një stil të viteve ’60, ajo mbante edhe një çantë të zezë lëkure ‘Hermes’.

Bashkëshorti i ardhshëm i Jennifer  iu bashkua asaj teksa u pa i veshur me një këmishë dhe një palë xhinse të errëta.

Ai e përshtati atë me një bluzë grafike dhe një palë atlete të errëta.

Muajin e kaluar dyshja u rikthyen në treg për të blerë një shtëpi pasi marrëveshja e tyre e mëparshme për një banesë prej 55 milionë dollarësh dështoi.

Ndërsa nuk dihet se çfarë i shkaktoi yjet të tërhiqeshin nga blerja e pronës së fundit, ata që atëherë kanë qenë duke vizituar shtëpi shumë më të shtrenjta në të njëjtën zonë.

Ata kanë bërë ndalesa në Bel-Air, Beverly Hills dhe Holmby Hills ndërsa kërkojnë për rezidencën e tyre të ëndrrave.

Kujtojmë qe çifti i famshëm u ribashkuan pas 17 vitesh. 

Të ngjashme