Jennifer Lopez edhe në moshën 51 vjeçare mahnit me tiparet e mrekullueshme trupore

Prishtinë | 10 Jan 2021 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur amerikane, Jennifer Lopez, njihet për kujdesin e madh që ka ndaj vetes.

Ani pse në moshën 51-vjeçare, ajo është aktive në stërvitje për trupin dhe kujdesin ndaj lëkurës, shkruan The Sun.

Bukuroshja  brune së fundmi është parë në pushime, derisa pozat në bikini nuk ishin të pakta nga ana e saj.

Ajo është fotografuar duke praktikuar ‘surf’, kurse në fokus ka vënë tiparet trupore, e më shumë edhe të pasmet e formësuara.

Aktorja e filmit “Hustlers” është parë pa asnjë pikë makijazhi, teksa flokët i kishte të lidhura lart kokës.

Ndërkohë, martesa që u pretendua të mbahej këtë vit mes saj dhe Alex Rodriguez nuk u mbajt për shkak të pandemisë coronavirus.

Të ngjashme