Jennifer Lopez është zhvendosur në Los Angeles për një fillim të ri me Ben Affleck

Prishtinë | 11 Qer 2021 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Një jetë e re për Jennifer Lopez sapo ka nisur.

Aktorja e “Hustlers”, e cila u nda nga Alex Rodriguez pas katër vitesh së bashku, ka filluar një jetë të re.

Dhe tani ajo që së fundmi është rikthyer me Ben Affleck është zhvendosur në Los Angeles për të jetuar.

Një burim ka thënë për E!News se ajo nga Miami është larguar për në LA për të qenë më pranë partnerit të saj.

Edhe pse është e paqartë akoma, burimi shpjegon se ajo po planifikonte të bënte një shtëpi në Kaliforni.

“Ajo do të jetë mes Los Angeles dhe Hamptons këtë verë”, shton burimi. “Ajo po shikon për një shkollë për fëmijët e saj”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme