Jennifer Lopez ndan sekretet e “rinisë së përjetshme”

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Për Jennifer Lopez duket se koha ka ndalur. Përpos gjenetikës, ajo çfarë e dallon yllin e Hollywoodit, duket se është një disiplinë e jashtëzakonshme që e ndjek prej vitesh. Ajo nuk e shmang kurrë stërvitjen, edhe kur është e lodhur ose pa gjumë.

“Ushtrimet në natyrë janë çelësi i lumturisë sime”, deklaroi Jennifer për “People”.

Aktorja ka treguar se nuk heq dorë nga proteinat dhe qëndron larg alkoolit, cigares dhe kafes.

“Mban një dietë të pastër, sepse ka nevojë për shumë energji për të përballuar të gjitha gjërat që bën. Çdo ushqim është organik dhe është e gjitha shumë mirë e menduar, me ekuilibrin e proteinave me cilësi të lartë dhe shumë ushqime të dendura në lëndë ushqyese. Gjithçka është e freskët”, deklaroi nutricionistja e saj.

Lopez mendon se idealja do të ishte 10 orë, por të paktën 7-8 orë gjumë janë të padiskutueshme për të.

“Unë dua 9 ose 10 orë të mira gjumë, por nuk mund t’i kem kurrë. Por, 7 ose 8 orë, është e detyrueshme për mua. Nëse nuk e bëj thjesht nuk ndihem mirë. Filloj të ndjehem si e çmendur, emocionohem dhe ndjehem e lodhur gjatë gjithë kohës”.

Lopez ka treguar se ajo kujdeset edhe për detajet e tjera të rutinës së përditshme, duke nisur me faktin se pi shumë ujë, ka një regjim absolut për pastrimin e fytyrës dhe mban gjithmonë një frut në çantë.

“Aplikoj kremra kundër rrudhave dhe plakjes, pi shumë ujë, nuk dal shumë në diell, nuk flej asnjëherë me make-up, si dhe mbaj përherë një frut në çantë”, ka deklaruar ajo.

Të ngjashme