Jennifer Lopez shfaq fytyrën e Barbara Streisand në kampanjën e re të ”Coach”

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Jennifer Lopez vazhdon të jetë një ndër figurat më të admiruara në botë.

Aktorja e “Hustlers”, 50-vjeçe, së fundmi kishte veshur një triko të zbukuruar me fytyrën e këngëtares së famshme amerikane, Barbara Streisand, në fushatën e saj të parë reklamuese si fytyra e re e ‘Coach’.

Streisand vetë dha një vulë miratimi për pamjen, “E dua këtë”, komentoi legjenda në Instagramin e Lopez. “E bukur të shoh se po vesh fytyrën time”.

Jennifer Lopez (Page Six)

Në anën tjetër, J.Lo përhapi dashuri sërish. “E dini se jeni idhulli im”, u përgjigj ajo.

Përveç trikos me Streisand, Jennifer vesh edhe një fustan prej lëkureje dhe ca çanta më të vogla, ndërsa Jordan vuri në pah çantën e krahut prej ‘Coach’.

“Kam një histori unike me Coach”, tha J.Lo në një deklaratë. “Është një markë që mishëron thelbin e të lindurit dhe edukuarit në New York dhe unë, natyrisht, lidhem thellësisht me këtë”.

Jennifer Lopez

Këtë kohë, Jennifer rrëmbeu vëmendje të madhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, SAG Awards, ku veç dukjes unike ajo u komentua tejet shumë edhe për byzylykët që mbante në dorë dhe qafë që kushtuan mbi nëntë milionë dollarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme