Jennifer Lopez shfaqet në turne në duet me vajzën e saj

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Ylli i njohur Jennifer Lopez, ka pati një mysafir të veçantë në skenë në turneun e saj të fundit The Forum në Inglewood.

Në performancën e saj të mbrëmshme, Jennifer Lopez ishte e shoqëruar nga vajza e saj 11 vjeçare, Emme.

Sikurse nëna e saj, edhe Emme goditi skenën ndërsa kënduan duetin ”Limitless” të shkëputur nga albumi ”Second Act”.

Në paraqitjen e tyre u panë të koordinuara edhe në veshje pasi të dyja kishin zgjedhur fustane ngjyrë të kuqe, ndërsa kjo mbrëmja u cilësua si ndejat më të veçanta të turneut të Jennifer Lopez.

Pamjet e publikuara tregojnë një moment kur këngëtarja e njohur largohet nga vajza e saj me dorën e saj në gjoks, e zënë me emocion gjatë duetit të madh.

Veç kësaj për duetin e përbashkët të Jennifer Lopez pati reagime të shumta duke iu dhënë mbështetje të pafundtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme