Jennifer Lopez shpërblehet me çmim në “Palm Springs Film Festival”

Prishtinë | 03 Jan 2020 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Jennifer Lopez e nisi vitin 2020 me trofe.

Jennifer Lopez ka marrë pjesë në eventin “Palm Springs Film Festival”, i cili u mbajt në Kaliforni, shkruan lajm.net.

Këngëtarja zgjodhi që në këtë event të vishte një fustan të gjatë me lule, në të cilin dukej shumë elegante.

Nga “PS Film Fest”, JLo nuk u largua pa çmim, ngase ajo mori trofeu për rolin e saj në filmin “Hustlers”.

“Faleminderit për @psfilmfest për çmimin! Sonte ishte një mbrëmje magjike me ekipin e Hustlers”, ka shkruar ndër të tjera JLo pasi është shpërblyer me çmim.

Të ngjashme