Jennifer Lopez thotë se është “e mërzitur” pasi shtyu dasmën për shkak të pandemisë

Prishtinë | 27 Maj 2020 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Jennifer Lopez është paksa ‘e mërzitur’ pasi ajo dhe Alex Rodriguez u detyruan të anulojnë dasmën e tyre për shkak të coronavirusit.

Krijuesja e “Jenny From the Block” në një intervistë virtuale me ‘Today’, tregoi për vendimin që ajo dhe ish-bejsbollisti kanë marrë për të shtyrë ceremoninë e martesës për një vit tjetër.

“Askush nuk e di sepse, me të vërtetë, nuk ka planifikim tani. Vetëm duhet të presim dhe të shikojmë se si do shkojë, dhe në një farë mënyre është zhgënjyese”, shpjegoi ajo.

“Ti e di, pas Super Bowl dhe pas World of Dance, pasi kemi përfunduar xhirimet kam planifikuar të marr kohë dhe kjo është çfarë po bëjmë tani”, ka thënë më tej Lopez.

Lopez e pranoi propozimin e Rodriguez në mars të vitit 2019, dhe teksa çifti janë të ngazëllyer për martesën, ylli i “Hustlers” pranoi se ka emocione të përziera.

“Jam pak e mërzitur pasi kemi pasur disa plane të shkëlqyera. Por unë them E di çfarë? Zoti ka një plan më të madh. Pra ne vetëm duhet të presim dhe të shohim. Ndoshta do të jetë më mirë. Besoj se do të jetë”, ka thënë mes tjerash këngëtarja.

Jennifer Lopez përpara Alex është e njohur edhe për romanca të tjera përfshirë, Drake, Maksim Chmerkovskiy, Casper Smart, Bradley Cooper, Rodrigo Santoro, Marc Anthony, Ben Affleck, Cris Judd, Puff Daddy, Tommy Mottola, Ojani Noa. David Cruz, Wesley Snipes dhe Chris Paciello.

Me aktorin dhe këngëtarin Marc Anthony, ylli amerikan ka binjakët: Emma dhe Max. 

Të ngjashme