Jennifer Lopez vendos trend të ri të veshjes

Prishtinë | 16 Nën 2018 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Ajo është konsideruar prej kohësh si një ikonë e modës.

Por, duket Jennifer Lopez se ka bërë një gabim të rrallë kur arriti për xhirimet e videos së saj të fundit muzikore me një veshje të çuditshme.

Këngëtarja e “Jenny From The Block” befasoi të gjithë me pantallona e veshur që ka bërë të jetë temë e medieve rozë.

Ajo kishte ulur tejet shumë pantallonat teksa vinin në pah të brendshmet e bukuroshes 49-vjeçare.

Sipër trupit kishte të veshur një fanellë të bardhë gjersa nuk munguan aksesor të ndryshëm në duar dhe qafë.

Megjithatë, kjo veshje u konsiderua si një ndër trendet më të reja të modës dhe u komentua pozitivisht prej fansave të saj.

Ndryshe, J.Lo shumë shpejt do ta shohim me këngën më të re që besohet se do të jetë ritmike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme