Jessie J bënë publike lidhjen e re pas ndarjes nga Channing Tatum

Prishtinë | 27 Mar 2021 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Jessie J e cila ishte në lidhje me aktorin hollivudian Channing Tatum, është parë së fundmi me një të dashur të ri në Kaliforni të SHBA-së.

Artistja 32 vjeçare e hitit “Bang Bang” e cila ishte ndarë me Channing 40 vjeçar vitin e kaluar, ka bërë publike romancën e saj në fillim të këtij muaji duke publikuar disa fotografi në rrjetet sociale përmes së cilave deklaronte dashurinë e saj për koreografin Max.

Jessie thuhet se ka nisur lidhjen me Max vetëm katër muaj pasi ishte ndarë nga Channing.

Problemet mes Jessie dhe Channing i cili më parë kishte qenë i martuar me aktoren Jenna Dewan ishin rritur aq shumë sa pavarësisht përpjekjeve ata nuk kishin arritur ta mbanin të gjallë lidhjen edhe më tutje.

Megjithatë ish-çifti kishte thënë se kanë raporte të mira dhe se janë ende në kontakt me njëri-tjetrin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme