Jessie J është hospitalizuar një ditë para Krishtlindjeve

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur britanike, Jessie J, një ditë para Krishtlindjeve ka përfunduar në spital si pasojë e sëmundjes së njohur me emrin shkencor Meniere.

Ylli i hitit “Price Tag” kishte pësuar probleme me këndim dhe dëgjim, si dhe nuk po mund të ecte drejtë. Kështu pas kontrolleve mjekësore, Jessie është diagnostikuar me sëmundjen e cila shkakton humbje të dëgjimit, marramendje si dhe zhurmë dhe presion thellë brenda veshit.

Tani, këngëtarja 32-vjeçare ka filluar të këndojë sërish, dhe po e menaxhon këtë problem shëndetësorë.

“U zgjova një ditë dhe nuk dëgjoja fare me veshin e djathtë, si dhe nuk mund të ecja drejt. Pas disa kontrolleve mjekësore e mësova se vuaj nga çrregullimi i njohur si Meniere. E di që shumë njerëz vuajnë nga kjo sëmundje, dhe disa persona më kanë kontaktuar tashmë duke më dhënë këshilla shumë të dobishme, prandaj këto ditët e fundit kam qëndruar në qetësi të plotë duke pushuar. Kjo është hera e parë që kam mundur të këndoj dhe po mësoj si ta menaxhojë këtë gjendje”, citohet t’u ketë thënë këngëtarja adhuruesve të saj përmes Instagramit.

Ylli i hitit “Nobody’s Perfect” është këshilluar nga mjekët që të pushojë sa më shumë, si dhe i janë përshkruar medikamente për ta ndihmuar në zvogëlimin e simptomave të sëmundjes Meniere.

Jessie J menjëherë është kujdesur t’i informojë adhuruesit rreth gjendjes së saj shëndetësore, si dhe i lajmëroi që tani po ndihet më mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme