Jimmy Kimmel prezantues i Oscar 2017

Prishtinë | 07 Dhj 2016 | 09:15 | Nga

Komediani amerikane, Jimmy Kimmel do të jetë prezantues i ceremonisë së çmimeve Oscar 2017, shkruan Reuters.

Nata më prestigjioze e ndarjes së çmimeve në industrinë e filmit do të mbahet në shkurt të vitit të ardhshëm.

49 vjeçari Kimmel prezanton emisionin “Late night with Jimmy Kimmel” në televizionin ABC dhe kjo do të jetë hera e parë për të që do të prezantojë edhe në Oscar.

Ai po ashtu ka prezantuar Emmy Awards më 2016 dhe në të kaluarën edhe American Music Awards.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të mbahet më 26 shkurt në Los Angeles

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme