Jimmy lovine dhe Dre pushtojnë Londrën

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 10:04 | Nga

Producentët e njohur muzikorë, Jimmy lovine dhe Dr Dre, ishin në Brixton të Londrës me rastin e shfaqjes speciale të një dokumentari, i cili e ekranizon karrierën dhe sukseset e tyre ndër vite. Ai quhet “The Defiant Ones”.

Në dokumentarin katër pjesësh i cili do të transmerohet në Netflix, “The Defiant Ones”, shoqëria e kësaj dyshe të njohur të muzikës vihet në qendër të vëmendjes, bashkë me sfidat dhe vështirësitë nëpër të cilat kanë kaluar për të arritur aty ku janë sot, transmeton KTV.

lovine, i cili e ka themeluar studion incizuese Interscope, dhe Dre, i cili e ka krijuar skenën Amerikane të hip hop-it, në vitin 2006-të së bashku i kanë krijuar dëgjueset e famshme Beats, dhe e kanë themeluar shërbimin muzikor online të cilin në vitin 2014 ia kishin shitur kompanisë Apple, për 3.2 miliardë dollarë.

Të pranishëm mbi qilimin e kuq të shtruar me këtë rast, krahas dyshes lovine dhe Dre, ishin edhe modelja Neelam Gill dhe muzikanti Will.I.AM.

Dokumentari poashtu është i pasuruar me intervistat e shumë artistëve të njohur botërorë me të cilët Dre dhe lovine kanë bashkëpunuar, si: Will.I.Am, Eminem, Bono, Bruce Springsteen, Stevie Nicks dhe Kendrick Lamar.

“The Defiant Ones” do të shfaqet në kanalin Netflix, më 23 mars.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme