Jo të gjithë e pëlqyen performancën e Timberlake në Super Bowl

775109419AP00004_Pepsi_Supe
Prishtinë | 05 Shk 2018 | 16:59 | Nga

Ndeshja e madhe e futbollit amerikan Super Bowl kësaj radhe solli artisin Justin Timberlake.

Ai është rikthyer në këtë skenë pas performancës së tij me Janet Jackson në vitin 2004, që u përcoll me një skandal me shfaqjen e gjinjve të Jackson.

Edhe kësaj radhe Timberlake nuk ngeli pa kritika.

Veç zërimit për të cilin shumë shikues thanë që ishte i dobët ai u kritikua edhe per shfaqjen e këngëtarit tashmë të ndjerë Prince, në një ekran të madh.

Disa prej yjeve të Hollywood madje thanë se Timberlake e kishte kritikuar më parë Prince.

Shumë fansa gjithashtu shpresuan që do të shohin një ribashkim të NSYNC, gjë që nuk ndodhi.

Më poshtë mund ta shihni performancën e plotë të tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme