Joaquin Phoenix zbulon se si i humbi 23 kilogramë për rolin e Jokerit

Prishtinë | 24 Sht 2019 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Për ta luajtur rolin kryesor në filmin Joker, Joaquin Phoenixit iu desh të kalonte nëpër një transformim dramatik. Ky aktor 44-vjeçar i humbi madje 23 kilogramë në prag të xhirimeve, dhe sapo i ka zbuluar metodat drastike që janë të nevojshme për të humbur peshë kaq të madhe.

Në një intervistë të kohëve të fundit që e dha për Access Hollywood, Phoenix shpjegoi se kërkoi ndihmë mjekësore për t’u siguruar që do të mund të humbiste peshë në mënyrë të sigurt.

“Kam humbur peshë nën mbikëqyrjen e mjekut për t’u siguruar që i gjithë procesi të jetë plotësisht i sigurt,” tha aktori.

Edhe pse thënia e vjetër thotë që një mollë në ditë e mban mjekun larg, Phoenix tha që nuk ishte e vërtetë që ai e hante nga një mollë në ditë për ta bërë ndryshimin ekstrem në pamjen e tij, në çfarë fillimisht besuan fansat e tij.

Reduktimi i madh i konsumit të përditshëm të kalorive ka bërë që ai t’i humbasë madje 23 kilogramë, shkruan “Men’s Health”.

“Nuk ishte një mollë në ditë. Dieta ime bazohej në shumë sallata dhe fasule,” shpjegon Joaquin Phoenix.

Lëvizja e kufijve kur bëhet fjalë për ushqimin është bërë një trend në Hollywood, shkruan KOHA Ditore. Jared Leto duhej të humbiste peshë për të luajtur në një seri skenash të çuditshme dhe të liga për “Suicide Squad” dhe gjithashtu edhe Heath Ledger i cili për rolin në filmin “The Dark Knight” e fitoi Oscarin pas vdekjes (posthum).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme