Jodie Comer pritet të angazhohet me rol në filmin e ardhshëm “Matilda”

Prishtinë | 15 Kor 2020 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Ylli i serisë “Killing Eve”, Jodie Comer, besohet se po konsiderohet për t’u angazhuar me rol në një film të ri të adaptuar nga “Matilda: The Musical”.

Sipas “The Daily Mail”, Comer pritet të luajë rolin e Miss Honey-it në film. Ky projekt do të adaptohet nga mjuzikli i vitit 2010 të Tim Minchinit, që e sjell tregimin klasik, transmeton Koha.

Aktori Ralph Fiennes e ka konfirmuar tashmë rolin e tij në këtë film, ndërsa besohet se edhe ylli holywoodian, Emma Stone, do të jetë pjesë e tij.

Adaptimi i ri do të realizohet nga kompania Netflix, dhe pritet të lansohet nëpër kinema para se të jetë në dispozicionin e publikut përmes platformës së famshme digjitale.

Filmi i parë “Matilda” ishte lansuar në vitin 1996, dhe në rolet kryesore atëkohë luanin aktorët: Mara Wilson, Rhea Perlman, Emeth Davidtz dhe Danny DeVito, i cili po ashtu e kishte bërë regjinë e tij. Filmi kishte shënuar suksese të jashtëzakonshme anembanë botës.

Ndërkaq aktorja e re në skenën e filmit, Jodie Comer, më së miri njihet për portretizimin e vrasëses së çuditshme dhe të fiksuar, Villanelle, në serinë e shumëshpërblyer “Killing Eve”, si dhe për rolin e saj në dramën televizive të vitit 2015, “Doctor Foster”. Ndërkaq debutimin e saj në një projekt amerikan me buxhet të lartë, Comer pritet ta shënojë me filmin e ardhshëm “Free Guy”, ku luan krahas yllit kinematografik Ryan Reynolds.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme