John Legend inkurajon njerëzit të vaksinohen kundër Covid-19

Prishtinë | 29 Pri 2021 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

John Legend është duke inkurajuar të tjerët që të vaksinohen kundër koronavirusit.

Duke folur në lidhje me partneritetin e tij me Walgreens dhe fushatën e saj “Kjo është qëllimi ynë”, fituesi i EGOT thotë se vaksinat kanë dhënë shpresë se bota do të ribashkohet së shpejti.

“Unë jam shumë i inkurajuar për vaksinimin dhe mundësinë e ndaljes së shpërndarjes së koronavirusit”, ka thënë ai.

Derisa CNN ka raportuar të dielën se 95 milionë amerikanë janë vaksinuar kundër COVID-19, ka ende të tillë të cilët janë skeptik për vaksinim. Legend thotë se po e ngre zërin për të dhënë shembull, duke shpresuar që fushata me Walgreens do t’i shtyjë mjekët dhe infermierët të flasin me pacientët për vaksinim.

Ai ka shtuar se “Të gjitha vaksinat e aprovuara janë efektive dhe të sigurta dhe kanë rrezik shumë të vogël. Nëse e krahason me rrezikun e marrjes së koronavirusit, rreziku për juve dhe familjet tuaja ta bënë të qartë se marrja e vaksinës është vendim i duhur”.

Të ngjashme