Johnny Depp s’ka probleme me shëndetin

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 09:07 | Nga

Johnny Depp është mirë me shëndet, pavarësisht shqetësimeve të fansave për humbjen drastike të peshës, kohëve të fundit.

“Johnny është i shëndetshëm dhe po i shijon shfaqjet me grupin e tij Hollywood Vampires”, ka thënë një burim për revistën Us Weekly.

Një burim tjetër ka inisistuar se aktori 54 vjeçar “po humb peshë qëllimisht sepse është në turne dhe po provon ta mbajë formën”.

I njëjti burim ka shtuar se Depp nuk e ka asnjë problem shëndetësor ose gjëra të ngjashme.

Fansat e aktorit u shqetësuan jashtëzakonisht shumë pasi u publikuan fotografitë e Depp ku shihej duke dalë nga një hotel në St. Petersburg të Rusisë.

Ai dukej më i dobët se kurrë derisa po u jepte autografa fansave.

Shumë prej tyre komentuan se pamja e re e aktorit tregonte se ai mund të kishte probleme serioze shëndetësore.

Jeta e Depp në vitet e fundit nuk ka qenë e lehtë. Ai ka finalizuar divorcn nga bashkëshortja e dyte, Amber Heard në maujin janar të vitit 2017, pasi ajo kishte pohuar se aktori kishte abuzuar me të fizikisht dhe psiqikisht.

Heard u zotua se do t’i dhurojë 7 milionë dollarët që ajo ka përfituar në marrëveshjen e divorcit për Spitalin e Fëmijëve në Los Angeles.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme