Johnny Deppit i refuzohet kërkesa për apel ndaj një gjykate të lartë

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 18:51 | Nga Ekonomia Online

Aktorit Johnny Depp i është refuzuar kërkesa që të apelojë kundër një vendimi të një gjykate të lartë sipas të cilit ai e kishte sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij Amber Heard.

Vitin e kaluar, aktori i famshëm amerikan kishte humbur një rast kundër gazetës britanike “The Sun” rreth një artikulli i cili e quante Deppin “sulmues femrash”, raporton BBC.

Depp i ka kërkuar Gjykatës së Apelit leje që të kundërshtojë vendimin mirëpo kjo kërkesë i është refuzuar.

Artikulli i “The Sun” i publikuar në prill të vitit 2018 ishte fokusi i një gjykimi që ka zgjatur për tri javë vitin e kaluar kundër Johnny Deppit.

Aktori 57 vjeçar pati paditur publikuesin “The Sun” rreth akuzave se ishte i dhunshëm ndaj Heardit mirëpo gazeta kishte thënë se artikulli i saj ishte i saktë.

Të ngjashme