Jolie do të adoptojë fëmijën e shtatë

Prishtinë | 02 Shk 2017 | 20:04 | Nga

Angelina Jolie mund të jetë shumë e ngarkuar emocionalisht dhe arsyet i dimë të gjithë. Ajo është në proces divorci me Brad Pitt ndaj të cilit po lufton për kujdestarinë e 6 fëmijëve.

Në të njëjtën kohë, Jolie po kujdeset për djemtë dhe vajzat dhe po përpiqet të ambientohet me faktin që është nënë beqare. Krahas gjithë këtyre, Angelina dëshiron të marr përsipër një përgjegjësi tjetër, ajo do të adoptojë një fëmijë. Aktorja gjithmonë ka dashur të ketë një fëmijë të shtatë por Brad nuk ka qenë dakord.

Një burim pranë aktores shprehet: “Angelina do të realizojë ëndrrën e saj të hershme për të patur një fëmijë tjetër. Ajo gjithmonë e ka ndjerë nevojën e të pasurit një fëmijë tjetër. Angelina është gati për këtë”.

41-vjeçarja momentalisht po bën pauze nga karriera artistike dhe udhëtimet e bamirësisë në vende të ndryshme të botës. Angazhimi i saj i vetëm është vetëm një set fotografik. Angelina Jolie ka pranuar të jetë imazhi i markës së preferuar të parfumeve të nënës së saj të ndjerë.

Sa i përket çështjes së fëmijës së 7, Jolie ia ka propozuar edhe Brad këtë ide por ai asnjëherë nuk ka pranuar. Informatori pranë çiftit vijon: “Brad kurrë nuk ka qenë dakord me idenë e adoptimit të fëmijës së 7. Ai fëmijë do të jetë një përgjegjësi më e madhe. Ai gjithmonë ka ndjerë që familja e tyre ishte e plotë.”

Angelina Jolie dhe Brad Pitt, janë prindërit e 3 fëmijëve biologjikë, vajzës së madhe Shiloh, dhe binjakëve Knox dhe Vivianne. E po ashtu prindërit e tre fëmijëve të adoptuar, djalit Maddox të cilin Jolie e adoptoi më 2005 e dy vite më vonë e birësoi edhe Brad, si dhe e djalit Pax dhe vajzës Zahara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme