Jonida festoi ditëlindjen, tregon sa vjet ka mbushur

Prishtinë | 28 Mar 2017 | 09:02 | Nga

Shumica e femrave hezitojnë të tregojnë moshën e tyre, por kjo nuk qëndron për Jonida Maliqin.

Këngëtarja këto ditë ka festuar ditëlindjen e saj, ndërsa ka dëshmuar se nuk e ka problem të tregojë se vjet i ka mbushur.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ajo ka treguar vitin e lindjes (1983) që do të thotë se Jonida i ka mbushur 34 vjet

Për më shumë, është interesant edhe mbishkrimi i fotografisë që ka zgjedhur: “Edicion i limituar”.

Këngëtarja është kujdesur që t’i falënderojë të gjithë ata që ia kanë uruar ditëlindjen: “Faleminderit shumë të gjithëve për urimet e përzemërta. Ditëlindja ime”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme