Jude Law, baba për herë të gjashtë

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 20:15 | Nga Ekonomia Online

Jude Law, 47-vjeçar, është në pritje të fëmijës së tij të parë me gruan Phillipa Coan, 32-vjeçare, sipas MailOnline.

Aktori, i cili tashmë është baba i pesë fëmijëve, të dielën u pa i shoqëruar nga partnerja e tij që njëherësh zbuloi se çifti do bëhen prindër për herë të parë së bashku.

Phillipa kishte veshur një triko të zezë të ngushtë ndërsa ishte për blerje me burrin e saj – pak më shumë se një vit pasi u martuan.

Ylli i “Sherlock Holmes” barti çantat nga një dyqan ushqimesh në veri të Londrës.

Shtatzënia e Coan vjen muaj pasi Jude, i cili tashmë ka pesë fëmijë me partnere të tjera, zbuloi se ai ‘absolutisht’ ishte i hapur për të pasur më shumë.

“Dua sërish. Jam shumë me fat që jam i përfshirë me dikë që jam çmendurisht i dashuruar”, ka thënë ai.

“Ideja për të pasur më shumë fëmijë do të ishte thjesht e mrekullueshme. Jam me fat që jam me dikë ku jam duke u argëtuar më shumë sesa ndonjëherë në jetën time”, vazhdoi aktori.

Ndërkohë për foshnjën që do vijë së shpejti në jetë, një mik i çiftit tha: “Ai dhe Phillipa janë shumë të lumtur dhe të kënaqur që do bëhen me një anëtar të ri”.

“Të gjitha janë vërtet të entuziasmuar për ardhjen e re”, ka thënë më tej ai.

Çifti, të cilët u takuan së pari në festivalin “Hay Literaly” në 2015, u martuan në Old Marylebone Town Hall në Londër para se të ndaheshin në Mayfair – tre muaj pasi aktori njoftoi fejesën e tyre.

Law ishte martuar më parë me aktoren dhe stilisten Sadie Frost, por dyshja u divorcuan në vitin 2003.

Ata kanë tre fëmijë – Rafferty, 23- vjeç, Iris, 19 -vjeç dhe Rudy, 17- vjeç.

Aktori ka edhe vajzën, Sophia, 10-vjeçe, me modelen Samantha Burke, dhe një tjetër vajzë të quajtur Ada, 5 vjeçe, me këngëtaren Catherine Harding.

Të ngjashme