Juice Wrld dyshohet se pësoi sulm epileptik fatal pasi gëlltiti ilaçet për t’i fshehur nga policia

Prishtinë | 12 Dhj 2019 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Përcjellja e Juice Wrld ka dhënë detaje të reja rreth asaj se çfarë mund ta ketë shkaktuar sulmin e tij fatal epileptik.

Agjentët federalë u thanë gazetarëve se reperi e gëlltiti një sasi ilaçesh kundër dhimbjes të quajtura Percocet, për t’i fshehur ato nga policia para se të zbriste në Aeroportin Midway të Chicagos të dielën, shkruan “Daily Mail”. Ylli po udhëtonte për në qytet nga Los Angelesi me miqtë e tij dhe ekipin e sigurisë për ta festuar ditëlindjen e 21-të.

Derisa ishte akoma në fluturim, piloti i avionit privat iu tha autoriteteve të Chicagos se reperi – emri i vërtetë i të cilit është Jarad Higgins – dhe shokët e tij me siguri janë duke bartur drogë dhe armë. Derisa po bëheshin gati për të aterruar, grupi u paralajmërua se policia do t’i kontrollonte çantat e tyre pas mbërritjes, me ç’rast Higgins thuhet se i mori pilulat. Derisa zyrtarët dhe qentë nuhatës i kontrollonin çantat, Higgins filloi të kishte sulm epileptik, shkruan KOHA Ditore. Sipas raportimeve, zyrtarët e pyetën të dashurën e tij, Ally Lotti, nëse ai kishte ndonjë sëmundje, dhe ajo tha se ai kishte “probleme me ilaçe” dhe se rregullisht merrte Percocet.

Një agjent në vendngjarje raportoi se ia administroi Higgins dy doza Narcan – një trajtim ky urgjent i përdorur për mbidozim me opioide – dhe pas 40 minutash reperi u zgjua. Ai thuhet se ishte i vetëdijshëm, por se kishte gjakrrjedhje nga goja kur u nxitua për në Advocate Christ Medical Center në Oak Lawn. Ai u shpall i vdekur vetëm një orë më vonë.

Në valixhet e bendit policia i gjeti 32 kilogramë marihuanë të mbushura në 41 çanta të mbyllura me vakum, gjashtë shishe shurup me recetë codeine, dy pistoleta 9 mm, një pistoletë të kalibrit 40, një karikator municioni me kapacitet të lartë dhe plumba metal-shpues. Dy rojat e sigurisë së Higgins, Henry Dean – 27 dhe Christopher Long – 36, u arrestuan nga Departamenti i Policisë së Chicagos në aeroport pasi u zbuluan se i kishin në zotërim të tri armët e gjetura në kërkim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme