Julia Roberts blen shtëpi 8.3 milionë dollarëshe

Prishtinë | 29 Shk 2020 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Julia Roberts ka blerë një shtëpi 8.3 milionë dollarëshe në San Francisco, shkruan RadarOnline.

Shtëpia mahnitëse është në lagjen ekskluzive të Presidio Heights. Roberts e bleu shtëpinë më 12 dhjetor të 2019-ës.

Shtëpia e re e fitueses së Oscar ka një dhomë me më shumë se 1000 shishe të verës.

Njëra nga dhomat e gjumit ka një pamje spektakolare të urës Golden Gate.

Shtëpia u projektua nga arkitekti Sylvain Schnaittacher dhe është ndërtuar afërsisht rreth viteve 1907-1908.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme