Justin Bieber bën çmendurinë e radhës (Foto)

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 10:48 | Nga

Justin Bieber është rritur shumë që nga koha e lansimit të  hitit “Baby” kur ishte ende fëmijë.

Por këngëtari ka  treguar se ende e ka brenda tij atë anën e mbrapshtë  të një fëmije mistrec.

Ditën e djeshme ai është zbavitur duke dalë në rrugët e New York dhe duke trembur kalimtarët që i kalonin pranë.

Ylli 23 vjeçar është fotografuar teksa ka bërë disa fytyra shumë të çuditshme dhe qesharake.

E gjitha kjo ka  patur si qëllim argëtimin  dhe daljen nga rutina, pasi vetë Justin është shprehur se është lodhur nga imazhi i keq që është përcjellë të fansat.

Madje javën e kaluar ai shpenzoi 15 mijë dollar për të vendosur “protezën e arit” sipër dhëmbëve të tij. Padyshim që këto janë tekat e një djali të ri që ka arritur famën në moshë shumë të re.

Image result

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme