Justin Bieber dhe Hailey Baldwin e shtyjnë martesën për vitin tjetër

Prishtinë | 13 Gus 2018 | 17:16 | Nga

Këngëtari kanadez, Justin Bieber, dhe modelja amerikane, Hailey Baldwin, kanë vendosur të presin deri në vitin e ardhshëm për t’u martuar, pavarësisht angazhimit gjatë muajit të kaluar.

Sipas TMZ, çifti ka vendosur të shtyjë martesën e tyre deri në vitin 2019, pasi ata nuk duan të “vënë presion” mbi veten e tyre dhe të nxitojnë për ditën e madhe, transmeton Klan Kosova.

Justin, 24 vjeç, dhe e dashura e tij, 21, mezi presin që të bëhen burrë e grua dhe mendojnë se përkushtimi ndaj njëri tjetrit është ajo që me të vërtetë ka rëndësi.

Ndërkohë, çifti është përballur me kritika të shumta pasi që kanë vendosur të fejohen aq shpejt. Sipas një burimi të TMZ-së, ylli i pop muzikës është i sigurt se modelja Baldwin është femra e duhur për të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme