Justin Bieber do të mbajë koncert për natën e Vitit të Ri

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Ylli i muzikës, Justin Bieber, po i ngacmon fansat në rrjetet sociale, duke postuar video të shkurtra ku ai shihet duke i ushtruar performancat e tij, pak para koncertit special të këngëtarit për natën e Vitit të Ri.

Duke u bërë bashkë me kompaninë “T-Mobile” në organizimin e ngjarjes, “NYE Live with Justin Bieber”, këngëtari kanadez do ta mbajë koncertin e tij të parë të plotë, në tri vjetët e fundit.

Ngjarja muzikore që do të transmetohet live e sjellë 26-vjeçarin Bieber në skenë, të shoqëruar nga bendi i përbërë prej pesë anetarësh dhe një grup i valltarëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Justin ka deklaruar se po ndihet i bekuar për këtë rast unik për të performuar në natën e Vitit të Ri.

Ylli i hiteve “Holy” dhe “Lonely”, po ashtu i ka postuar disa video nga provat e koncertit, duke i paralajmëruar fansat se do të jetë një natë e çmendur e mbushur me muzikë dhe argëtim.

Koncerti transmetohet falas për konsumatorët e kompanisë telefonike “T-Mobile” në Amerikë.

Në fillim të vitit, Justin Bieber bashkëpunoi me korin e Londrës “Lewisham and Greenwich NHS Choir”, për ta lansuar një këngë bamirëse. Të ardhurat e versionit special të hitit të tij, “Holy”, janë ndarë ndërmjet dy fondacioneve bamirëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme