Justin Bieber ngatërrohet ashpër për shkak të bashkëshortes

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Justin Bieber edhe një herë është ngatërruar me ndjekësit e tij. Këtë herë për shkak të një komenti të bërë nga një prej ndjekësve të tij në postimin e tij të fundit në Instagram, në të cilin është bashkëshortja e tij, Hailey Baldwin.

Justin e postoi një fotografi të bashkëshortes së tij pa grim në profilin e tij në Instagram dhe e lavdëroi atë për pamjen, shkruan KOHA Ditore. Shumë shpejt, një ndjekës komentoi se Justin nuk ka nevojë për diçka të tillë dhe se nuk duhet t’i detyrojë të tjerët të shikojnë se sa i dashuruar është ai. Këngëtarit nuk i pëlqeu aspak ky koment dhe u përgjigj: ‘Ta lavdërosh gruan tënde në publik është një gjë e mrekullueshme. Kjo jo vetëm që ia rrit vetëbesimin, por edhe i bën të tjerët të lumtur. Nuk po e detyroj askënd që ta shikojë. Fundja, ti më ndjek mua! A do të thotë kjo se duhet të ndaloj të shkruaj edhe këngë dashurie? Kjo është jeta ime. Mos më ndjek më nëse nuk të pëlqen”, u përgjigj i zemëruar Justin. Shumë shpejt u paraqitën edhe ndjekësit e tjerë duke e shprehur mbështetjen e tyre për këngëtarin, dhe duke thënë se edhe meshkujt e tjerë duhet ta ndjekin shembullin e tij dhe herë pas here ta lavdërojnë gjysmën e tyre më të mirë.

Image

Justin përndryshe është i njohur për faktin se i shpreh publikisht dashuri gruas së tij. Kohët e fundit ai e postoi një foto ku shihet se si ai dhe Hailey mbahen për dore, dhe nën të cilën ai shkroi: ‘Deri në të shtatëdhjetat. Çdo ditë të dua më shumë’ dhe pastaj i përmendi të gjitha gjërat pozitive me të cilat e bën atë më të mirë: “Ti më jep sfida, më forcon dhe je më cool se unë. Jam shumë në rregull me këtë’, thuhet në postimin e këngëtarit.

Të ngjashme