Justin Bieber publikon të premten singlin e ri me mysafirët e dasmës Dan + Shay

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Justin Bieber i është bashkuar duetit të muzikës country i cili performoi në ceremoninë martesore të Joe Jonas dhe Sophie Turner në Las Vegas për një singël të ri.

Kënga e re e pop yllit me Dan + Shay do të publikohet të premten, (04 tetor).

“10,000 Hours” u kompozua nga Dan Smyers dhe Shay Mooney, me input nga Bieberi. Kjo këngë do të shërbejë si kënga e parë nga albumi i ardhshëm i Dan + Shay, sipas Billboard.

Image

Bieber ka qenë mik me krijuesit e hitit Tequila për më shumë se pesë vjet, ndërsa Dan + Shay ishin ndër të ftuarit në ceremoninë martesore të këngëtarit të hitit Baby me Hailey Baldwin të mbajtur të hënën, shkruan KOHA Ditore. Treshja gjithashtu e ka të njëjtin menaxher, Scooter Braun.

Justin shpreson që bashkëpunimi i tij i fundit do të jetë një hit tjetër i madh pasi që e shënoi një sërë suksesesh me miqtë e famshëm si Ed Sheeran, Luis Fonsi dhe Daddy Yankee, DJ Khaled, dhe Skrillex and Diplo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme