Justin dhe Hailey festuan Krishtlindjen buzë detit

Prishtinë | 26 Dhj 2020 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Justin dhe Hailey sjellin fotografi nga festa e mbrëmshme.

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë ndër çiftet më të dashura për publikun, shkruan lajmi.net.

Dyshja, kohë pas kohe publikojnë fotografi të shumta në rrjete sociale, në të cilat shkruajnë edhe dedikime romantike për njëri-tjetrin.

Së fundi, Hailey dhe Justin festuan së bashku Krishtlindjen, teksa në perëndim të diellit shkuan buzë detit.

“Çfarë mënyre për të kaluar mbrëmjen e Krishtlindjes me dashurinë absolute të gjithë ekzistencës time. I obsesionuar me ty aq shumë saqë dhemb”, shkruan këngëtari.

Pas tij, edhe Hailey publikoi disa fotografi të shkrepura nga festa e mbrëmshem, ku ndajnë çaste romantike së bashku. (Lajmi.net)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme