Justin Timberlake kapet për këmbë nga Vitalii Sediuk në shfaqjen e modës ‘Louis Vuitton’

Prishtinë | 02 Tet 2019 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari Justin Timberlake dhe bashkëshortja e tij, Jessica Biel, mbrëmë ishin të pranishëm në sfilatën e pranverë-verë 2019, e organizuar nga “Louis Vuitton”.

Edhe pse dukej se gjithçka do të shkonte mirë, çifti teksa po parakalonin në tapetin e kuq u përballën me një incident jo fort të këndshëm.

Dyshja, të cilët po ecnin përkrah njëri-tjetrit, u ndalën nga gazetari Vitalii Sediuk, i cili ishte kapur pas këmbës së Timberlake.

Nga imazhet e shkrepura nga tabloidet e huaja, shihet se si Sediuk mbuloi fytyrën pas këmbës së kapur të artistit të lartpërmendur.

Ndërkohë, Timberlake dhe Biel dukeshin mjaft të shqetësuar nga ky veprim i papritur i gazetarit ukrainas. Ky incident nuk zgjati edhe aq shumë, pasi rojet e sigurisë që rrethonin Justin dhe partneren e tij nxituan ta largonin menjëherë.

Sipas burimeve të revistës People këngëtari nuk u sulmua, pasi Vitalii vetëm u kap pas këmbës së tij, edhe pse nuk dihet se përse bëri një veprim të tillë.

Përveç Timberlake, Vitalii më parë ka tentuar të përqafojë Brad Pitt, Will Smith, Jennifer Lopez e shumë të tjerë.




Fjalë Kryesore:

Të ngjashme