Ka ndërruar jetë Cecilia Hart

Prishtinë | 23 Tet 2016 | 11:04 | Nga

Aktorja Cecilia Hart ka vdekur në moshën 68 vjeçare pas një beteje njëvjeçare me kancerin në vezore, raporton Los Angeles Times.

Gruaja e James Earl Jones ishte e njohur mirë për rolet e saja në Broadway, transmeton Klan Kosova.

Cecilia është takuar me burrin e saj James kur luajti në serinë televizive “Paris” në vitet 1979-80.

Në vitin 1982, ajo dhe James luajtën së bashku në Broadway, ndërsa martuan më vonë.

Aktorja la pas bashkëshortin e saj dhe djalin e tyre, Flynn.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme