Ka ndërruar jetë Joey Jordison, bashkëthemeluesi dhe bateristi i parë i “Slipknot”

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Ish-bateristi i grupit ‘heavy metal’, “Slipknot”, Joey Jordison, ka vdekur në moshën 46 vjeçare.

Familja e tij ka njoftuar se ka vdekur në gjumë, ndërsa shkaku i vdekjes është ende i panjohur. Të afërmit theksuan se vdekja e tij la “një boshllëk në zemrat dhe një ndjenjë trishtimi të papërshkrueshëm”.

Jordison ishte një nga anëtarët origjinal të “Slipknot”, i cili u formua në vitin 1995 së bashku me perkusionistin Shawn Cruhan dhe basistin Paul Grey.

Katër vite më pas, grupi lansoi albumin që ishte shumë i suksesshëm. Ata më vonë shitën miliona kopje të albumit në të gjithë botën dhe fituan një çmim Grammy.

“Slipknot” është i njohur për stilin e vet unik muzikor agresiv dhe maskat e tmerrit gjatë shfaqjeve.

Jordison ishte anëtar i këtij bendi deri në vitin 2013 dhe e la atë pasi u diagnostikua me një lloj skleroze multiple.

Të ngjashme