“Ka një jetë që xhelozon dhe bën intriga për çdo shqiptar”, aktori i njohur sulmon Ilir Shaqirin

Prishtinë | 16 Dhj 2021 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Balerini, Ilir Shaqiri, është njëri nga banorët më të komentuar të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, i cili shihet nga ndjekësit dhe ish-konkurrentët si një nga pretendentët për të fituar çmimin e madh.

Iliri është njëri prej balerinëve më të njohur e suksesshëm shqiptar, teksa ka personazhe të njohura që nuk mendojnë që karriera e tij është aq e pastër.

Aktori shqiptar, Oni Pustina ka komentuar shpeshherë banorët e shtëpisë, por së fundmi ai ka lënë një koment në faqen zyrtare të shtëpisë, ku nuk ka thënë fjalë të mirë për Ilirin.

Ai shkruan se balerini shqiptar ka një jetë që xhelozon sukseset e shqiptarëve në Itali dhe se përpiqet përmes intrigave të jetë në nivel të tyre, kështu duke uruar që ta fitoj çmimin e madh dhe në fund të ndihet i realizuar dhe të mos sillet më si “burrë me gjak gruaje”.

“Ka nje jete qe jeton nen hijen e Kledi Kadiut,”mikut” te tij me te ngushte!Ka nje jete qe xhelozon per cdo shqiptar te realizuar ne shtetin fqinj,Leoni,Tare,Klajsi e te tjere.Ka nje jete qe perpiqet me cdo menyre dhe intrige qe te jete sado pak ne nivelin e tyre duke minimizuar arritjet e tyre dhe duke u perpjekur madje edhe tju zer vendin me menyren e tij ortodokse.Prandaj une vertet shpresoj qe Shaqiri ta fitoj BBV,qe me ne fund edhe ai te ndjehet i realizuar e te mos vuaj me suksesin e miqve apo ish miqve te tij ne Itali,e mbi te gjitha mos te mos sillet me si burre me gjak gruaje!forca Shaqir!”, komentoi Oni.

Theksojmë, Oni është një ndër shqiptarët më të njohur në Itali, i cili ka qenë pranë Maria De Filippit për shumë kohë. Ndërsa, ka qenë i martuar me një nga balerinat e saj historike në “Amici”, Ambeta Toromanin.

Të ngjashme