Ka prekur majat e botës: Martohet alpinistja Uta Ibrahimi, momente nga dasma në natyrë

Prishtinë | 31 Kor 2022 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Ditën e djeshme alpinistja, Uta Ibrahimi i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni me miqtë e të afërmit.

Ajo është martuar me partnerin e saj Metodi Chilimanov, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismajli.

Ismajli ka shpërndarë disa postime në rrjete sociale, ku shiheshin momente nga celebrimi i çiftit.

Uta e cila ka korrur sukses të madh në sportin e alpinizmit, ka shkëlqyer me fustanin e saj të bardhë.

Partneri nga ana tjetër ka zgjedhur një kostum bardh e zi mjaft elegant.

Të ftuar kanë qenë figura të tjera të njohura, përfshirë edhe nga bota e sportit fusha në të cilën alpinistja ka shkëlqyer.

Ajo deri më tani ka ngjitur majat më të larta të botës, duke e bërë një nga yjet më të suksesshme shqiptare në këtë fushë.

Flutura Ibrahimi e njohur më shumë si Uta Ibrahimi është një alpiniste nga Kosova, duke u bërë shqiptarja e parë që u ngjit në Mont Everest, majën më të lartë në botë.

Të ngjashme