Ka vuajtur për dashuri

Prishtinë | 24 Sht 2016 | 13:40 | Nga

“Kam filluar të marr shumë vitamina, të bëj shumë gjumë dhe të ha ushqim të shëndetshëm. Dhe pasi të marrë veten, do të filloj kërkimin për dashurinë e re”

Aktorja e serisë “Coronation Street” Michelle Keegan, ka pasur një vit të jashtëzakonshëm, por suksesi i saj dhe profili i lartë e kishin edhe çmimin e tyre, pasi kjo e ka rrënuar jetën e saj të dashurisë për shkak të orarit të ngjeshur të punës.

Prandaj ajo ka vendosur të marrë një pauzë. Bukuroshja 29-vjeçare është rraskapitur nga orari i ngjeshur i xhirimeve që kishte gjatë gjashtë muajve të fundit, ku ka aktruar në filmin “Our Girl” në Afrikë të Jugut dhe pastaj në Angli filmin “Tina & Bobby”.

Tani, aktorja e bukur mezi pret të pushojë dhe të përqendrohet në gjetjen e dashurisë së re.

“Vetëm tani kam filluar të ndihem më mirë, pasi javëve të fundit kam luftuar ftohjen dhe gripin. Kjo ishte pasojë e punës së madhe. Mendoj se trupi im po më thotë të marrë një pushim të gjatë. Prandaj edhe kam vendosur ta bëj këtë.

Kam filluar të marr shumë vitamina, të bëj shumë gjumë dhe të ha ushqim të shëndetshëm. Dhe pasi të marrë veten, do të filloj kërkimin për dashurinë e re”, ka deklaruar bukuroshja. Ajo thotë se ka vuajtur shumë në aspektin e dashurisë, pasi tashmë shumë muaj është beqare dhe nuk ka pasur kohë të lidhet me ndonjë mashkull.

“Kam vuajtur pa të dashur, por nuk kam mundur të gjej dashuri të re, për shkak të obligimeve. Tashmë kam filluar të marr oferta dhe pa dyshim se nuk do të pres shumë”, ka përfunduar ajo.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme