Kaltrina Selimi publikon baladën e re “Kthehma dashninë”

Prishtinë | 04 Dhj 2021 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kaltrina Selimi, ka prezantuar për publikun këngën e saj më të re.

“Kthehma dashninë” mban titullin projekti i saj i ri muzikor – këngë e cila është e zhanrit baladë.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga kompozitori i besuar i Kaltrinës prej vitesh, Ilir Berani.

Ky projekt muzikor është publikuar në kuadër të festave të fundvitit.

“‘Kthema dashninë’ është kënga më e re e punuar nga kompozitori i madh, Ilir Berani, të cilin e falënderoj shumë për këtë baladë që unë personalisht e kam ndjerë shumë, faleminderit gjithashtu edhe shokut tim Hamit Geci për orkestrimin. Uroj të ju pëlqejë të giithëve”, shkroi Kaltrina në një postim në Instagram, ndërsa promovoi këngën e saj të re.

Këngëtarja Selimi përndryshe në valën e programeve të fundvitit ka realizuar edhe një sërë potpurish me kolegun e saj, Alban Mehmeti. 

Të ngjashme