Kanë dy bashkëpunime, Maitre Gims për Dhurata Dorën: Është një artiste që dua t’ia prezantoj Francës

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Para pak ditësh është publikuar projekti më i ri i këngëtares Dhurata Dora dhe artistit kongolez, Maitre Gims.

“Only You” u prit tejet mirë nga publiku dhe vetëm për pak ditë ka kaluar shifrën e tetë milionë klikimeve në platformën YouTube.

Pak para se të lansohej kënga, ylli kishte folur gjerë e gjatë për albumin e tij të ri për revistën NRJ.FR.

Ai thekson se ka një kohë që e njeh Dhuratën dhe e adhuron punën e saj, për këtë e ka ftuar edhe në albumin e tij të ri.

“Jam fans i saj, më pëlqen puna e saj. E njoh që disa kohë. Absolutisht që doja ta ftoja”, shprehet Maitre.

I njëjti më tej shton se dyshja arritën të përfundonin edhe videoklipin e këngës.

“Arritëm ta përfundonim. Ajo është një artiste që dua t’ia prezantoj Francës. Kjo sepse ajo ka talent”, vazhdon mes tjerash Gims.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme