Kanye West ndryshon emrin artistik

Prishtinë | 30 Sht 2018 | 11:21 | Nga Ekonomia Online
Kanye West tanimë ka një emër të ri artsitik.
Këtë gjë, reperi e ka bërë të ditur në ditën e lansimit të albumit të ri me titull “Yandhi”, shkruan lajmi.net.

Nga Kanye West, reperi tani quhet YE, e këtë gjë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social “Twitter”.

Ai shkroi se ai që njihet zyrtarisht si Kanye West, nga sot është YE, pseudonim të cilin e kishte tash e një kohë.

Kujtojmë që reperi mbrëmë ka performuar në “Saturday Night Live”, për ta ndjekur nga afër performancën e tij kishte shkuar edhe bashkëshortja e tij, Kim Kardashian dhe vajza North.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme