Kanye West po kërkon bashkëpunim me këngëtaren e njohur kosovare

Prishtinë | 20 Mar 2019 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur Kanye West, ka shprehur dëshirën që bëjë të një këngë me këngëtaren kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

West dëshiron që Lipa të jetë pjesë e albumit të tij “Yandhi” pasi ai është mahnitur nga zëri i saj dhe prandaj ka kërkuar përfshirjen e saj në projektin e ri, transmeton Klan Kosova.

Burime pranë këngëtarit për mediat e huaja kanë thënë: “Kanye është i impresionuar me zërin e Duas dhe ai e di se ajo është shumë e kërkuar në industri. Ajo ka punuar me Calvin Harris dhe ai e pa se sa shumë ka ecur kjo këngë. Ai mezi po pret që ta bëjë Duan pjesë e albumit të tij të ardhshëm”.

Image result for dua lipa

Të ngjashme