Karriera e rastësishme e Clooneyt

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

George Clooney ka bërë të ditur në një intervistë me revistën “AARP The Magazine” se është duke u plakur, ndonëse aktori ende nuk është thinjur.

Clooney ka folur pasi është shpallur si fitues i çmimit më të lartë të nderit “Career Achivments” nga AARP Movies for Growunups.

Aktori i mirënjohur do ta marrë çmimin në ceremoninë e Çmimeve të Filmave për të Rritur, që këtë vit do të mbahet online dhe transmetohet në kanalin PBS në orën 20:00, të dielën më 28 mars.

Në intervistën me AARP-në, Clooney diskutoi për një gamë të gjerë temash, përfshirë edhe ditëlindjen e tij të 60-të që do ta ketë këtë vit, jetën në shtëpi me bashkëshorten e tij, Amal, dhe binjakët e tyre, Ella dhe Alexander dhe karrierën e tij të rastësishme.

“Nëse nesër më godet autobusi, dikush mund të thotë se kam pasur mjaftueshëm fat”, ka thënë aktori. “Shitja këpucë për gra dhe kostume për burra derë më derë në vitet 1979 dhe 1980… nuk e kam parashikuar se do ta kem jetën si e kam tani”.

Clooney është shprehur se jeta dhe karriera e tij i kanë dhënë një mësim thelbësor – besoji vetes.

“Në jetën time kam pasur shumë fat. Por unë besoj se e krijoni vetë fatin tuaj dhe e krijoni mundësinë për të pasur fat. Kështu që nëse krijoni mjaftueshëm mundësi, atëherë vazhdimisht do të keni të tilla”.

Clooney i bashkohet listës së të nderuarve me çmimin për arritje nga Filmat AARP për të Rritur, ku përfshihen Anette Bening, Kevin Costner, Robert De Niro, Michael Douglas, Morgan Freeman, Shirley MacLaine, Helen Mirren, Robert Redford, Susan Sarandon dhe Sharon Stone.

Të ngjashme