Kastro lanson këngën e re “Magji”

Prishtinë | 02 Tet 2020 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Rep-artisti me prejardhje nga Gjilani, Kastro, po rezulton të jetë mjaft i pëlqyer përmes projekteve muzikore.

Që nga paraqitja e tij e parë, ai ka dëshmuar se ka talent për zhanrin që praktikon, ndërsa ka grumbulluar mijëra fansat.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e tij më të re.

“Magji” mban titullin prodhimtaria e tij, për të cilën është përkujdesur producenti i njohur Rrzon.

Sikurse edhe në shumicën e klipeve, edhe kësaj radhë ai është shfaqur nën shoqërinë e një vajze, për skenat e të cilave është përkujdesur Enis Nishori.

Që në minuat e parë të lansimit, “Magji” është pëlqyer mjaft mirë nga adhuruesit e muzikës së tij. 

Të ngjashme