Kastro sjell këngën e re “Hije”

Prishtinë | 31 Jan 2021 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Reperi nga Gjilani, Kastro, ka prezantuar projektin më të ri muzikor.

“Hije” mban titullin kënga e re e tij, të cilën po ashtu e ka shoqëruar me një video të veçantë.

Tekstin e ka shkruar vet artisti, kurse për producimin është përkujdesur Florent.

Masterizimin e këngës e ka bërë Nome Ent (Mërgim Veseli), ndërkohë që producent ekzekutiv është Liridon Rexhepi.

Projekti tashmë është i disponueshëm në YouTube dhe reagimet e para të fansave ishin mjaft pozitive.

“Hiti i vitit”, “E ke bërë muzikën shumë shumë të mirë”, “Bravo Kastro”, “Si gjithmonë nuk zhgënjen”, kanë qenë vetëm pak prej komenteve që i janë bërë krahas këngës.

Artisti shqiptar përgjatë vitit të kaluar ka qenë një nga emrat më aktiv e më të zëshëm në estradë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme