Kate Middleton shfaqet disa herë me të njëjtën pallto

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Nuk është hera e parë që Kate Middleton shfaqet në publik me veshje të përsëritur. Mjafton të kujtoni se për dasmën e princit Harry dhe Meghan Markle u shfaq me një fustan Alexander McQueen, të cilin e kishte veshur edhe më parë.

Kjo është një praktikë njerëzve të famshëm për të theksuar ndikimin në mjedis që kanë garderobat e tyre.

Kate Middleton ka të njëjtën pallto që prej 2008-s

Mirëpo një pallto që nga viti 2008 është (khëm) diçka jo fort e zakontë, shkruan Anabel.

Kate Middleton ka të njëjtën pallto që prej 2008-s

Në një event në Irlandë, Kate mbante veshur këtë pallto të bardhë pudër nga marka britanike Reiss. Të njëjtën pallto, Kate e ka që nga koha kur nuk ishte fare e martuar me princin William.

Kate Middleton ka të njëjtën pallto që prej 2008-s
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme