Kate Upton bëhet nënë

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Modelja dhe aktorja Kate Upton është pa dyshim një nga femrat më të bukura në botë.

Por ajo tani është shumë e gëzuar sepse ka një lajm shumë të bukur. Ajo është bërë nënë, pasi mirëpriti në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Justin Verlander këtë javë.

26-vjeçarja bukuroshe e la vetë lajmin e bukur nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Instagram.

“Genevieve Upton Verlander”, ka shkruar Upton, ndërsa ka publikuar edhe një fotografi të vajzës së saj të vogël.

Sikurse është mësuar, foshnja erdhi në jetë më 7 nëntor. 26-vjeçarja zbuloi se ishte shtatzënë në një postim në Instagram në korrik.

View this post on Instagram

Genevieve Upton Verlander ? 11.7.18

A post shared by Kate Upton (@kateupton) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme