Kate Winslet thotë se gratë bëhen “më të fuqishme dhe seksi” në moshën 40 vjeçe

Prishtinë | 08 Dhj 2022 | 23:08 | Nga Ekonomia Online

Kate Winslet është në kulmin e saj dhe ajo nuk ngurron për t’ia treguar të gjithëve.

Në një intervistë me BBC-në Woman’s Hour, aktorja 47 vjeçe, ofroi një mesazh të fortë për gratë, të cilat duhet ta përqafojnë fuqinë e tyre.

“Kam artrit në gishtin e madh të këmbës dhe këmba ime e majtë më fryhet nga variçet” tha ajo. “Jam 47 vjeç, siç e dini dhe ju, ka disa pjesë të trupit që nuk funksionojnë si më parë..'”

“Në fillim të 40-ave gratë mendojnë, Oh, ky është fillimi i rënies time”. “Por, jo! Nuk është kështu. Ne bëhemi gra më të fuqishme, më seksi. Ne rritemi më shumë në vetvete. Nuk kemi më frikë nga ajo që njerëzit mendojnë për ne. Nuk na intereson se si dukemi. Mendoj se është moshë e mahnitshme”.

Kate përfundoi me një mesazh: “Let’s go girls! Jetoni me gjithë fuqinë tuaj. Pse jo? Jeta është thjesht shumë e shkurtër.”

Nëna e tre fëmijëve dha gjithashtu këshilla se si të silleni me fëmijët në kulturën e sotme toksike të mediave sociale.

“Unë nuk kam ndonjë formulë magjike,” shpjegoi ajo për mbrojtjen e fëmijëve të saj nga kultura toksike në internet. “Por është e mundur të thuash jo. Fëmijët e mi nuk kanë celular dhe nuk kanë pasur rrjete sociale. “

“Mos i lini fëmijët tuaj të kenë një telefon nëse janë shumë të vegjël”.

“Është e mundur të thuash thjesht, ‘Jo. Nuk mund ta kesh atë’,” tha ajo. Unë dua që ju të shijoni jetën. Unë dua që të jeni fëmijë. Dua që të shikoni retë dhe të mos i fotografoni ato për t’i postuar në Instagram…”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme