Kate Middleton vesh të njëjtën pallto prej katër vitesh

Prishtinë | 18 Jan 2018 | 18:00 | Nga

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton njihet për jetën e saj modeste që bën.

Ndonëse jeton në Pallatin Mbretëror, dhe të gjithë mund të mendojnë se ajo mund të ketë gjithçka, prapëseprapë Kate vazhdon të bëjë një jetë të thjeshtë.

Këtë më së miri e vërteton edhe fakti që veshja e saj nuk është gjithnjë e papërsëritur, pasi sipas saj është e kotë që një veshje të mos vishet vetëm njëherë.

Po të shohësh me vëmendje ndër vite, ajo ka veshur të njëjtën pallto ngjyrë rozë prej katër vitesh.

Të njëjtën pallto, ajo e pati të veshur edhe së fundmi në një nga eventet e javës së bashku me Princin Ulliam.

Fotografia krahasuese ka bërë që shumë fansa në rrjetet sociale të komentojnë me nota pozitive për dukeshën.

E njëjta, në shumë prej paraqitjeve të saj zyrtare ka pasur elemente të stilit të princeshës Diana, ikonës së elegancës, e cila njëherësh ishte edhe princesha e Uellsit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme