Katie Price nuk kishte leje për t’i marrë fëmijët në Tajlandë, shkak gjendja e saj

Prishtinë | 03 Jan 2020 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Katie Price e ka marrë djalin Harvey me pushime mes pretendimeve që ajo e kishte të ndaluar të merrte katër fëmijët e saj të vegjël jashtë vendit.

Nëna e pesë fëmijëve thuhet se kishte bërë plane për të marrë Bunny, Jett dhe Princess në Tajlandë për festën e Vitit të Ri 2020, megjithatë baballarët e tyre Peter Andre dhe Kieran Hayler, ishin të shqetësuar se fëmijët e tyre do të humbnin fillimin e procesit mësimor.

Modelja 41 vjeçare ka vendosur të marrë vetëm fëmijën e saj më të madh, duke zbuluar lajmet në një postim në Instagram.

“Ditë e re, fillimi i ri, viti i ri, prisni dhe shikoni rikthimin tim si grua e pavarur. Para se të fillojë gjithçka, unë jam larguar vetëm me Harvey!”, ka shkruar Price.

Postimi erdhi pasi u pohua se ish-bashkëshortët e saj e kishin ndaluar Price të marrë fëmijët e vegjël në vendin aziatik. Peter dhe Kieran thanë se ishin të shqetësuar se Katie e ‘çorganizuar’ nuk do të mund të organizonte kthimin, në mënyrë që fëmijët të arrinin në shkollë javën e ardhshme.

Një burim i tha gazetës britanike The Sun, se Katie është gjithmonë e çorganizuar kur bëhet fjalë për prenotimin e fluturimeve të kthimit, veçanërisht nëse ajo ka biseduar me një mik për të paguar për to, shkruan telegraf.

Të ngjashme