Katy Perry viziton adhuruesen që mungoi në koncertin e saj për shkak të operimit në tru

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 15:37 | Nga

Katy Perry i ka bërë një vizitë adhurueses së saj në Australi, pasi që ajo duhej të mungonte në koncertin e këngëtares.

Tete vjeçarja, Grace Moores i ishte nënshtruar një operacioni në tru javën e kaluar pasi që kishte dalë se ka një tumor prej gjashtë centimetrave, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

Motra e saj, Tiana, ka postuar në Twitter se ajo ishte e interesuar për koncertin e Perry, para se të diagnostifikohej me kancer në muajin prill.

Ekipi i Katy ka rënë në kontakt me Tiana, ku dhe kishte shkuar atje para koncertit në Adelaide po atë natë.

Ajo kishte shkruar se motra e saj është adhuruese e Perry që prej moshës tre vjeçare dhe duke kërkuar kontakt me të.

Në fund qëllimin e kishte arritur dhe kishte shkruar, “Ia dolëm” duke postuar fotografi të së motrës në prani të këngëtares.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme